ARKATANA

Basha shumë afër nënshkrimit më skuadrën italiane

/ 2 minuta lexim
HW

Mesfushori i kombëtares shqiptare është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën italiane nga Serie B, Bari.

Migjen Basha kishte një aventurë të shkurtër te skuadra Como, ku u huazua nga Luzerni, por kjo skuadër nuk arriti të mbijetojë në ligë dhe lojtari mendon një tjetër destinacion.

Megjithatë, mesfushori nga Kosova kërkon të qëndrojë në Itali, ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij.

FIDANISHTJA

Është skuadra e Barit, e cila ka arritur një marrëveshje paraprake dhe tani janë vetëm në detajet e fundit të bisedimeve me stafin e 29-vjeçarit dhe pritet që marrëveshja të finalizohet gjatë të hënës, kur Basha do të zbarkojë në qytet.

Sipas medieve italiane, ish-mesfushori i Torinos do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën e re, pasi skuadra që zotëron kartonin e lojtarit shqiptar, nuk pritet të bëjë rezistencë pasi dëshira e lojtarit është ta vazhdojë karrierën në Itali.

Për të arritur te Basha, Bari mposhti konkurrencën e Avellinos dhe tashmë pret vetëm të zyrtarizojë blerjen e kartonit të shqiptarit që kulmin e karrierës e arriti në radhët e Torinos. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.