Basha shënon për Torinon
Migjen Basha e ka shënuar golin e fitores 2:0. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka shkëlqyer sërish për Torinon.
Kësaj radhe ai madje arriti të shënojë edhe gol. Migjein realizoi golin e fitores 2:0 të Torinos kundër Parmas.
Ai e shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën 75’.


