UBT

Basha sërish në Serie B

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha mund të ketë sërish të ardhmen në futbollin italian, apo më saktë në Serinë B, shkruan albinfo.ch.

Virtus Entella është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

Drejtuesit e skuadrës italiane janë në kërkim të një mesfushori me cilësi në organizimin e lojës, profil të cilit i përshtatet futbollisti kuqezi. Megjithatë, për ta bindur 29-vjeçarin nga Kosova, drejtori sportiv i Virtus Entellas, Superbin, duhet të bëjë ofertën e duhur financiare.

ARKATANA

Basha nuk do ta kishte problem përshtatjen te ky ekip pasi e njeh mirë Serinë B, ku gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar mbrojti ngjyrat e Comos, por pa mundur ta shmangte rënien nga kategoria.

Ndërsa, skuadra e Virtus Entellas sezonin e fundit e përfundoi në vendin e nëntë, duke humbur mundësinë që të luaj në ‘Play-Off’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.