Eko Higjiena

Basha largohet nga Torino

/ 1 minutë lexim

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, me shumë mundësi, do të largohet nga Torino.

Lajmin e konfirmojnë mediat italiane, të cilët saktësojnë se trajneri Ventura nuk po i jep garanci për aktivizimin kosovarit.

KKGJILAN

“Mesfushori ka marrë disa oferta nga klube zvicerane dhe mund të lërë Torinon. Lojtari ka kërkuar më shumë minuta në dispozicion, por trajneri Ventura nuk i ka dhënë garanci. Prandaj Basha, me shumë mundësi, do të shikojë për një skuadër të re, edhe pse nuk ka gjë të sigurt. Gjithsesi, Torino është në kërkim të ish-mesfushorit të Milanit, Nocerino, dhe nëse vjen ky i fundit, kosovari do të largohet”, shkruante dje “toro.it”, uebsajti italian pranë ekipit “granata”.