Eko Higjiena

Basha e ul Gattuson në bankë të rezervistëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Mesfushori kosovar, Vullnet Basha, në shtatë ndeshjet e para të edicionit 2012/2013 të Superligës së Zvicrës nuk ishte aktivizuar fare. Vendin e tij në formacionin bazë të Sionit e kishte zënë futbollisti i njohur italian, Gennaro Gattuso. Por, ndryshe qëndrojnë punët në gjashtë ndeshjet e fundit. Basha që luan në pozitën e mesfushorit defensiv, në këto gjashtë ndeshje të fundit ka lënë në stol Gattusson ose ka luajtur përkrah tij.

Ish-trajneri i Sionit, Sebastian Fournier, pas transferimit të Gatussos e kishte “harruar” Bashën. Por trajneri aktual i ekipit elitar të Zvicrës, Pierre-Andre Schurmann, i beson më shumë Bashës.

Uji Dea

“Trajneri i tanishëm më ka njohur edhe më herët dhe ka besim të madh tek unë. Gatusso është një lojtar i madh, por unë nuk i frikësohem aspak. Mua më duhet të punoj dyfish më shumë për të fituar një vend në mesfushë. Gatusso është kapiten i skuadrës dhe po më ndihmon shumë. Për vete dëshiroj të luaj përkrah tij”, ka thënë Basha.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.