Baseli vazhdon të jetë i interesuar për Zhegrovën

Baseli ende është në kërkim të një sulmuesi anësor të shpejtë dhe driblues për edicionin e ardhshëm, transmeton “Zeri.info”.

Edon Zhegrova ende mbetet një ide për zviceranët.

Reprezentuesi kosovar ishte huazuar nga Genku te Baseli deri në këtë verë dhe ka bërë paraqitje të mira për skuadrën zvicerane.

Por, opsioni për blerjen e tij ishte shumë i shtrenjtë, duke marrë parasysh situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Basler Zeitung” raporton se Zhegrova ende mbetet një ide për Baselin.

Drejtori sportiv i klubit zviceran, Ruedi Zbinden, vazhdon të tentojë nënshkrimin e 21-vjeçarit.

Sulmuesi gjithashtu do ta pëlqente idenë e rikthimit në Basel./Zëri

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).