ARKATANA

Baseli po tenton rikthimin e Ajetit, nis bisedimet me gjigantin skocez Celtic

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Albian Ajeti është larguar nga Baseli në vitin 2019, por pas dy viteve e gjysmë në Britani mund të rikthehet në Zvicër.

Sulmuesi llapjan fillimisht u transferua te West Ham United, por pas një viti qëndrim në Londër është bashkuar me gjigantin skocez, Celtic.

Aventura në Skoci nuk ka qenë më e mira e mundshme, pasi sulmuesi qendror vetëm në fillim ishte mirë pastaj humbi vendin e titullarit.

Në edicionin e parë Ajeti kishte shënuar gjashtë gola e kishte bërë katër asistime, derisa tani pas gjashtë muajve ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër në 17 ndeshje.

ARKATANA

Baseli ka shprehur interesim për ta rikthyer në shtëpi shqiptarin me pasaportë zvicerane, për ta zëvendësuar sulmuesin brazilian Artur Cabral.

Në fakt Cabral ishte transferuar në vitin 2019 te Baseli për ta zëvendësuar Ajetin dhe tani sulmuesi shqiptar do të jetë zëvendësues i brazilianit që po kalon te Fiorentina.

Celtic është gati ta lejoj largimin e Ajetit, por po kërkon nga Baseli shumën prej katër milionë eurove.

Blick ka shkruar se dy klubet janë në bisedime dhe Ajeti mund të rikthehet në Zvicër gjatë ditëve të ardhshme, kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.