Baseli i “shqiptarëve” mposht gjigantin anglez

Skuadra zvicerane e shqiptarëve, Basel, ka mposhtur Liverpoolin në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve me rezultat 1 me 0.
Në takimin ku startues ishte Taulant Xhaka, ndërsa në bankën rezervë gjendej Shkëlzen Gashi, Baseli dominoi duke krijuar më shumë raste nga loja.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Marco Streller në minutën e 52-të. Zvicerani realizoi pas një tollovie në zonën e Liverpoolit, për fitoren e parë të Baselit.
Me tri pikët e para Baseli barazohet me “të kuqtë” në tabelën e grupit B, ndërsa qëndrojnë prapa Realit, kurse Ludogoretsi është i fundit.
© KOHA.net