FITORJA

Baseli e do sërish Zhegrovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Klubi zviceran megjithatë po e ka problem ta blejë kartonin e futbollistit shkaku i krizës financiare.

Baseli është i interesuar ta rikthejë në skuadër Edon Zhegrovën.

Futbollisti kosovar e kaloi sezonin 2019/2020 në formë huazimi tek klubi zviceran.

Por, ai u largua nga Baseli në muajin qershor pasi i përfundoi periudha e huazimit.

Tash, mediumi zviceran “Basler Zeitung” raporton se gjiganti helvetik do të tentojë ta angazhojë prapë përfaqësuesin kosovar.

Por, problemi kryesor mbetet aspekti financiar pasi klubi zviceran është prekur nga kriza ekonomike dhe nuk po ka para ta blejë kartonin e futbollistit.

ARKATANA

Edhe vetë Zhegrova do të donte ta vazhdojë eksperiencën në Basel, përcjell Gazeta Express.

Drejtori sportiv Ruedi Zbinden po i shikon të gjitha mundësitë për blerjen e Zhegrovës pasi Baseli ka nevojë për një lojtar krahu.

Sidoqoftë, 21 vjeçari është rikthyer përkohësisht tek Genku, klub ky që e mban kartonin e tij.

Ndërkohë, interesim për futbollistin anësor kanë shfaqur klubet angleze dhe ato franceze.

Zhegrova i ka zhvilluar 14 ndeshje në kampionatin zviceran këtë sezon duke i realizuar dy gola dhe ndërkohë i ka dhuruar tri asistime.

Genku e vlerëson futbollistin e krahut të djathtë 4 milionë euro. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.