Eko Higjiena

Barrikadat – problem më i madh në veri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Washington – Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportet vjetore mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, përfshi edhe Kosovën ku jepen disa nga karakteristikat e shkeljeve që kanë shënuar vitin 2012.

Ndër problemet më të theksuara të të drejtave të njeriut gjatë vitit të shkuar DASH numëron barrikadat e e vendosura në pjesën veriore të vendit nga ekstremistët serbë të Kosovës, duke i kufizuar të drejtat themelore, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e mallrave.

Ekstremistët gjithashtu kanë ushtruar dhunë dhe frikësim ndaj kundërshtarëve të tyre në vend dhe ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë. Një fushë e tretë e shqetësimit serioz ishte diskriminimi shoqëror kundër komuniteteve pakicë, personave me aftësi të kufizuar, anëtarëve të komunitetit me orientim të ndryshëm seksual, pastaj dhuna në familje, sidomos kundër grave.

KD-gjilan

Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshijnë korrupsionin dhe favorizimet në burgje, paraburgimet e gjata para gjykimit, joefikasiteti i gjyqësorit, kërcënimi i medias nga zyrtarët publikë dhe nga elementë kriminalë, progresi i kufizuar në kthimin në shtëpitë e tyre të personave të zhvendosur, korrupsioni në pushtet, trafikimi i personave dhe puna e fëmijëve në sektorin informal.

Më tej raporti mjaft i gjatë dhe i hollësishëm thekson se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer abuzime, qoftë në shërbimet e sigurisë apo diku tjetër në qeveri, megjithëse shumë zyrtarë të lartë që supozohet se janë të përfshirë në korrupsion dhe veprojnë pa u ndëshkuar.