FITORJA

“Barrikadat në veri, zgjidhjen e kanë në Bruksel”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe një ditë tjetër ka kaluar, derisa çështja e barrikadave në veri të vendit mbetet e pazgjidhur.

Pavarësisht se është thënë se zgjidhja do të gjendet nga ndërkombëtarët, nuk ka rezultate tash e 13 ditë.

Kjo çështje po rekomandohet të kalojë në kuadër të dialogut të Brukselit, aty ku zgjidhjet janë politike.

“Ky problem që kemi natyrisht që ka bazën politike dhe problemet politike zgjidhjen me marrëveshje politike, dhe për këtë natyrisht që duhet të zgjidhet me dialogun në Bruksel”, ka theksuar drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Mousine Kokalari”, Visar Ymeri.

FIDANISHTJA

Opozita që janë zë kritik ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, kërkojnë që çështja e barrikadave në veri të mos shkojë drejt kryeqendrës evropiane dhe se çdo veprim në çështjet e sigurisë duhet të jetë i bashkërenduar me KFOR-in.

“Ne i themi Qeverisë së Kosovës që duhet të veprohet dhe nuk guxon që situate në veri të bëhet monedhë e kusuritjes në Bruksel dhe fare nuk guxon të dialogohet sepse aty është territor i Kosovës, në koordinim ndërkombëtarë e sidomos me KFOR-in”, ka deklaruar deputeti i AAK, Pal Lekaj.

Por, zgjidhje të problemit në Bruksel nuk shohin nga partia në qeverisje.

“Çështja e veriut asesi nuk është çështje për dialog në Bruksel, kjo është çështje e brendshme e politikës së Kosovës dhe këtu është duke u zbatuar sundimi i ligjit. Kjo iu prish punë vetëm bandave kriminale”, ka theksuar deputeti i LVV-së, Enver Dugolli./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.