FITORJA

Barrikadat në Kosovë, veç edhe për pak muaj!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, se ky subjekt do të hiqte barrikadat në lumin Ibër dhe se do t’i kundërpërgjigjej çdo reaksioni të paligjshëm të Serbisë, zëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri, thotë se largimin e ndikimit të Serbisë në Kosovë, mund ta bëj veç dialogu, përmes Brukselit.
“Nuk kam prirje me komentu atë çka flasin eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, se këta njerëz nuk kanë marrë pjesë në procese të rënda, siç është çlirimi i Kosovës, pavarësimi, prandaj të gjitha çështjet i shohin lehtë e shpejtë”, thotë ajo.

Ajo vazhdon të premtojë se barrikadat kanë me u heq. Për këtë thotë se edhe janë marrë vesh në Bruksel, me 22 korrikun.

“Por, zhbllokimi i rrugëve nuk ka me ndodh shpejt. Do të kalojë në disa faza”, thotë Tahiri. “Për këtë kanë me u dashtë edhe disa muaj. Kjo barrë tashmë i është ngarkuar Bashkimit Evropian”.

Fundamenti

Për këtë Tahiri thotë se është në dijeni edhe i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Duric. Sipas saj, BE-së i është kërkuar që Serbia të mos bëhet pjesë e BE-së, pa u pranuar pavarësia e Kosovës. Ndërsa, kushti tjetër është mos pengimi i Kosovës, në rrugën integruese.

Tahiri madje thotë në këto kërkesa Kosova ka mirëkuptimin e BE-së. /Rrokum/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.