United Hospital

Barrikadat hiqen, dallimet mbesin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i është gëzuar tejmase largimit të barrikadës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, nga 11 barrikada sa ishin vendosur gjithësej në rrugët e veriut të Mitrovicës, pas tentimit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU për t’i marrë pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, me 25 korrik 2011.

Në këtë aksion të ROSU, pati mbetur i vrarë polici Enver Zymberi, ndërkohë që objekteve në pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, serbët ua kishin venë flakën. Si kundëpërgjigje për të mirë, shqiptarët kanë nxituar ta largojnë një rreth betoni me flamurin e vendosur në mes, i quajtur “Sheshi Adem Jashari”, i vendosur në udhëkryqin e rrugës në “Lagjen e Boshnjakëve”, shkruan gazeta ‘Zeri’.

FIDANISHTJA

Pas këtyre zhvillimeve, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk ka hezituar të deklarojë se bashkimi i Mitrovicës tashmë është duke ndodhur. Sado që serbët rreth betonit me mbishkrimin “Sheshi Adem Jashari” e kanë barazuar njejtë sikurse barrikadat që ata i kishin vendosur në pjesë të ndryshme të Mitrovicës së veriut, për shqiptarët e jugut të Mitrovicës, “Sheshi Adem Jashari” nuk paraqiste asnjë pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve, ndërsa e kanë cilësuar absurd krahasimin e sheshit me barrikadën te shkolla teknike.

Ata janë shprehur se barrikada e vendosur nga serbët dhe “Sheshi Adem Jashari” nuk janë të njejta, pasi që sheshi në “Lagjen e Boshnjakëve” nuk ka qenë kurrë pengesë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa barrikada e vendosur te shkolla teknike ka pamundësuar qarkullimin në atë pjesë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.