Hidromorava

Barrikadat do të largohen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kosova është një rajon ku ia vlen të jetohet, ndërsa kësaj sigurie i kanë ndihmuar edhe kryeministrat Thaçi e Daçiq, të cilët kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe vullnet për të krijuar paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Kështu thotë gjenerali Volker Halbauer, i pari i misionit të KFOR-it në vend, pak ditë para përfundimit të mandatit të tij njëvjeçar në Kosovë.

“Do ta përshkruaja situatën taktike në gjysmën e parë të vitit të kaluar si: “Përballje me barrikada”. Tubimet e ndryshme, protestat dhe demonstratat nganjëherë të përkrahura nga rrugët e bllokuara, mund të përshkruajnë gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe kalimin në vitin 2013.

UBT

Duke pasur parasysh mjedisin e tensionuar dhe nganjëherë të paqëndrueshëm dhe përkushtimin e plotë dhe të pandryshuar të KFOR-it për mandatin dhe misionin, unë do të them se KFOR-i ka lëvizur nga “Përballja me barrikada” në “Promovimin e përparimit”, një mision tjetër”, ka shtuar Halbauer./Zëri/.