Mobi Casa

Barrikada-park lëshon rrënjë mbi Ibër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bari i mbjellë dhe pishat e vendosura në vazo betoni mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën, vazhdojnë të rriten të papenguara, edhe pse ekziston një marrëveshje trepalëshe BE-Prishtinë-Beograd për largimin e pengesave, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e Kosovës, e cila është në pritje të planit të veprimit nga Brukseli për rivitalizimin e urës, ka folur për veprimet “pozitive” që po i ndërmerr Zyra e BE-së në Kosovë për heqjen e pengesave mbi dhe përreth Ibrit. Nga takimi i fundit në Bruksel është “shprehur bindja se plani për veprim do të realizohet në afatin e paraparë”. Por nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur mund të largohet barrikada.

Uji Dea

Në raportimin e saj bërë në mars në Komisionin për Punë të Jashtme, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se barrikada do të hiqet brenda tre muajve. Por njohës të rrethanave në veri shprehen se është vështirë të parashikohet largimi i barrikadës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.