Eko Higjiena

Barrikada nuk hiqet të enjten

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Parku i paqes” nuk do të largohet të enjten, më 15 tetor, e as punët në rivitalizimin e urës së Ibrit nuk do të fillojnë ashtu siç është arritur me Marrëveshjen e 25 gushtit në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, ka siguruar se asnjë punë nuk do të bëhet derisa të mos shkruhet memorandumi për përcaktimin e kufijve ndërkomunalë, të cilin, sipas Rakiqit, është dashur të përfundojë më 10 tetor, por që kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, refuzon ta nënshkruajë.

“Ura mund të mbyllet, por ‘Parku i paqes’ mund të largohet vetëm atëherë kur të dyja palët, komunat Mitrovica e Jugut dhe ajo e Veriut, të pajtohen për nënshkrimin e memorandumit për Marrëveshje të përbashkët të arritur për Përcaktimin e Kufijve Ndërkomunalë, afati i të cilit ka përfunduar më 10 tetor.

FIDANISHTJA

Ky memorandum nuk është nënshkruar për arsye se teksti rreth të cilit më herët është dhënë pëlqimi, në ndërkohë është ndryshuar nga pala kosovare e me të cilin tani serbët nuk pajtohen”, ka thënë Rakiq, duke shtuar se me Marrëveshjen e 25 gushtit është paraparë që paraprakisht të nënshkruhet memorandumi për përcaktimin e kufijve administrativë në mes të dy komunave e pastaj të fillojnë aktivitetet rreth zbatimit të marrëveshjes./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.