UBT

Barometri i EA: Shqipëria e do më shumë se Kosova bashkimin kombëtar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këtë të premte Barometri në Euronews Albania sjell mendimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, për çështjen e Bashkimit Kombëtar.Në këtë studim të realizuar për herë të parë në të dy vendet mes 2065 të pyeturve ballë për ballë, në të dyja vendet, qytetarët shqiptarë janë vendosur përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me dëshirën e tyre për bashkimin kombëtar dhe gjithçka që ka të bëjë me të.

Nga të dhënat e bëra publike në Barometri del qartë se Bashkimin Kombëtar e dëshirojnë në një përqindje më të lartë shqiptarët e Shqipërisë në krahasim me shqiptarët e Kosovës.Ne pyetjen “pavarësisht rrethanave dhe mundësive ju personalisht sa e dëshironi Bashkimin Kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë?”, 73.6 % e të pyeturve në Shqipëri përgjigjen “e dëshiroj”, ndërsa ata që e dëshirojnë në Kosovë janë 55, 4 % e të pyeturve nga Data Centrum.Shumica e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri do votonin pro referendumit për bashkimQytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri, në shumicë, janë shprehur për Barometrin se do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri që do të votonin pro një referendumi të mundshëm, dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendum për bashkimin.

ARKATANA

Një përqindje shumë e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum të tillë, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri, dhe 24,2 % në Kosovë. /EuronewsAlbania

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.