United Hospital

Barnat serbe “helmojnë” Kosovën!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Barnat e prodhuara në Serbi kanë zaptuar një pjesë të madhe të tregut të Kosovës, përderisa ekspertët vendorë të shëndetësisë alarmojnë se këto produkte farmaceutike nuk janë aspak të sigurta për shëndetin e qytetarëve.

Përpos barnave serbe që hyjnë legalisht nëpërmjet pikave kufitare, një sasi e konsiderueshme e tyre hyn ilegalisht në vend, duke u kontrabanduar, nëpërmjet rrugëve malore.

Madje në disa qytete të Kosovës së fundi janë gjetur barna edhe me banderola të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi në vend.

ARKATANA

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi, ka thënë për “Zërin” se së fundi nuk ka pasur asnjë importim të barërave serbe në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, të pezullimit të tri kompanive që kanë qenë të licencuara që t’i eksportojnë produktet e tyre. Mirëpo, ditë më parë Policia e Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një depo me barna ilegale serbe, të cilat kanë hyrë në vend ilegalisht.

Pak importe, shumë kontrabandë

Ilir Dushi potencon se për shkak të moslicencimit nga ana e Agjencisë për Produkte Medicinale në Serbi, kompanive “Hemofarm AD”, “Jugoremedia” dhe “FHI Zdravlje”, u është hequr marketing-autorizimi për tregtimin e produkteve të tyre në Kosovë…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.