Fundamenti

Barnat në Kosovë, me apo pa cilësi?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Cilësia e produkteve farmaceutike në Kosovë, duket të mos jetë në nivelin e duhur.Kështu thonë zyrtarë në Shoqatën e Farmacistëve.Sipas tyre, analizat e barnave që hyjnë në Kosovë nuk bëhen aq sa duhet, duke u bazuar në mostrat e marra të barnave.

Besim Muzaqi, kryetar i kësaj shoqate, jep më shumë hollësi.

“Sa i përket cilësisë së barnave, shoqata farmaceutike e Kosovës insiston që cilësia e tyre të jetë maksimalisht e kontrolluar edhe nga laboratoret referente jo vetëm ai i AKPM- së, duke e ditur që ato nuk janë në nivel sa i përket resurseve humane dhe specialistëve të lëmive të veçanta”.

“Ne jemi të shqetësuar nga kualiteti i barnave që hyjnë në Kosovë dhe mënyrën se sa ato kontrollohen, e që duhet të bëheshin në të gjitha pikat e shitjes , shpërndarjes, pikat ku importohen barnat”, thotë Muzaqi.

“Këto analiza do duhej t’i bënte agjencia për pajisje dhe produkte medicinale përmes laboratorit që është i akredituar brenda institucionit. Ne si shoqatë nuk jemi të kënaqur me sasinë e mostrave të marra. Prandaj mendojmë si shoqatë se analiza nuk bëhen mjaftueshëm në Kosovë për barnat”, thekson ai.

Por kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, Ilir Dushi, thotë se cilësia e barnave në Kosovë është në nivelin e duhur, duke u bazuar në analizat e bëra në laboratorin e këtij institucioni dhe laboratorë të autorizuar.

Mobi Casa

Ai gjithashtu shton se numri i barnave të regjistruara që hyjnë në Kosovë ka bërë që kualiteti i barnave të jetë në nivel.

“Në Kosovë nuk ka pasur probleme të theksuara sa i përket kualitetit të produkteve medicinale. Sot janë të gjitha kompanitë e mëdha të regjistruara dhe numri i barnave është rreth 3 mijë, derisa këto kompani përmbajnë produkte shumë kualitative. Edhe nëse dëshiron të importosh në Kosovë produkte të kualitetit të dobët, konkurrenca nuk e lejon”.

“Ndërkaq, ne me ligj jemi të obliguar që të gjitha produktet që hyjnë në Kosovë, duhet ta ketë certifikatë analize nga kompania që e importon. Asnjë produkt nuk lejohet të hyjS në Kosovë pa certifikatë të analizës. Kontrolli bëhet nga vetë prodhuesi me dëshmi konkrete që ai produkt i plotëson standardet”, bën të ditur Dushi.

Problem tjetër mbetet edhe mosrespektimi i transportit të ilaçeve, e që krijon mundësi në denatyralizimin e tij.

Këtë e thonë profesionistë shëndetësorë, ku sipas tyre edhe pse në secilin paketim të ilaçit shkruajnë kushtet e ruajtjes, ajo nuk respektohet.

Andaj kështu mund të bëhet denatyralizimi i tyre dhe mund ta humbas veprimin tek pacientët.(rel)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.