Hidromorava

Bardhit s’po i pritet nisja e “Euro 2020”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të përgatitjeve në Shkup, të martën udhëtoi drejt Bukureshtit ku do të vazhdojë me fazën e fundit të stërvitjeve para startit të ndeshjes së parë historike në kampionatin Evropian, që në program do të jetë të dielën ndaj Austrisë.

Mesfushori i përfaqësues së vendit tonë Enis Bardhi theksoi se ndjenjat janë shumë të mira dhe mezi pret që të vijë takimi i parë. Ai po ashtu shtoi se kampionati Evropian do ti ndihmojë që e gjithë bota të mëson për Maqedoninë që po luan futboll shumë të mirë.

“Ndjehem shumë mirë nuk kam asnjë problem. Në momentin që isha i izoluar kam stërvitur individualisht. Në këtë moment jam i përgatitur si në aspektin fizik dhe psikik si të gjithë bashkëlojtarët tjerë. Mezi po pres që të nisë kampionati Evropian dhe ndeshja e parë ndaj Austrisë. Besoj se të gjithë i presin këto ndeshje.

E jona mbetet vetëm të përgatitemi dhe të japim maksimumin në fushë. Atë që kamë përjetuar me kampionatin Evropian me të rinjtë e Maqedonisë është diçka e paharrueshme. Por, tani kjo është diçka tjetër. Neve nuk kemi ardhur këtu si autsajder dhe të kënaqemi vetëm me pjesëmarrje. Maqedonia shumë herë ka dëshmuar se sa vlen dhe se posedon lojtarë cilësore.

RCCOLA

Ky Evropian do të na ndihmojë që e gjithë bota të kupton se në Maqedoni luhet futboll i mirë”, theksoi Bardhi. Mesfushori shqiptar më pas shtoi se duhet të shkojmë ndeshje për ndeshje dhe të japim maksimumin në fushë.

“Neve po jetojmë ëndrrën. Duhet të shkojmë nga ndeshja në ndeshje dhe të besojmë në vete se mundemi të kualifikohemi në fazën tjetër. Me e rëndësishmja është që jemi të gjithë mirë me shëndetin dhe un ju premtoj që do të jem i gatshëm për çdo minutë të luajtur ne kampionatin Evropian dhe se do të shijoj çdo sekondë të kaluar në fushë”, shtoi Enis Bardhi.

Ndeshja e parë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Evropian do të jetë me 12 qershor ndaj Austrisë, ndërsa do të luhet në “Arenën Bukuresht” me fillim prej ora 18:00.