Barazimi real
Gjilan – Në hapjen e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll skuadra e Gjilanit në ballafaqim me skuadrën nga Podujeva Llapi ndanë pikët duke luajtur me rezultat 1-1.
Fillimi i ndeshjes i takoi skuadrës vendëse Gjilanit, e cila në minutën e 9 pasi Isa Eminhaziri me një gjuajtje të fortë gjuan drejt portës së portierit mysafir Afrim Ademi mirëpo kahen e topit e ndërron mbrojtësi mysafirë Ilir Blakqori duke dërguar topin në rrjetën e tij duke ngritur epërsinë e Gjilanit në 1-0.
Në minutën e 28 mesfushori i mysafirëve Hamdi Namani gjuan nga 20 metra por portieri i Gjilanasve Faton Maloku me mundë të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.
Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë mesfushori i ‘bardh kuqëve’ Bahri Kera gjuan nga 13 metra mbi horizontalen e mysafirëve.
Goli i barazimit dhe epilogu i këtij takimi vendoset në minutën e 55 pasi mbrojtja e Gjilanasve gabon sulmuesi i mysafireve Benjamin Emini mbetet i vetmuar dhe nga 8 metra nuk e patë vështirë me gjuajtje të furishme të barazon rezultatin në 1-1.
Në minutën e 67 mbrojtësi i djathtë i Gjilanit Besnik Krasniqi pasi kalon dy mbrojtës mysafirë bukur harkon të bashkëlojtari i tij Gëzim Rusi i cili ishte i vetmuar por ky ngatërrohet duke lëshuar rastin e volitshëm të sjell skuadrën e tij në epërsi.
Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të kthehen me tri pikë të plota kur pesë minuta para përfundimit të ndeshjes Enis Zabërgja i vetmuar me portierin Malokun gjuan por Maloku shpëton gol të sigurt.
GJILANI LLAPI 1-1 1-0
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues 800
Golashënues- Autogol Blakqori(Gjilan) – Emini (Llapi)
Gjyqtar – Idriz Kelmendi, Florim Jakupi, Ramadan Hyseni, Besfort Kosumi.
Karton të verdhë – Haxhimusa (Gjilan) Ademi, Blakqori (Llapi).
Deklaroi pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti:”Ishte një ndeshje e vështirë nuk arritëm të konsolidohemi siç duhet, bëmë gabime të shumta dhe kjo na kushtoi me pikë”.
Deklaroi pas ndeshjes trajneri i Llapit Tahir Batatina:” Bëmë shumë gabime gjatë tërë ndeshjes futbollistët u angazhuan por ju mungoi efikasiteti megjithatë jam i kënaqur me një pikë të importuar”.
Gjilan – Maloku, Hyseni, Kastrati, Hasani, Kera, Krasniqi(Ferati), Rusi, Eminhaziri, Haxhimusa, Shabani(Mustafa), Gashi(Maliqi).
Llapi – Ademi, Emini, Jashari, Kadriu, Sinani, Blakqori(Mavriqi), Namani, Zeqiri, Dragusha, Zogiani(Boshnjaku), Zabergja(Ibishi)./rajonipress/


