Fundamenti

Barazimi epilogu real i ndeshjes

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shënues: Ruhan Foniqi ’66 (Drita) – Besart Islamaj ’58 (Liria). Drita – Liria 1:1 (0:0).

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 2000 Gjyqtarë:Idriz Kelmendi, Driton Preniqi, Nazim Ibrahimi. Kartoni i verdhë: B. Shabani, Xh. Shabani (Drita) – Karahoda, Shala, Loshaj( Liria).

Drita: Latifi, Osmani, Ahmeti, Caka, Syla (Morina), Isufi ( Aliu), B. Shabani, Sermaxhaj, Abazi, Xh. Shabani, Ramushi ( Foniqi).

Liria: Ruxhi, Mazrreku, Karahoda, Shala, Thaçi, Loshaj, Islamaj, Skeraj (Dobroshi), Mehja (Gashi), Balushi ( Rama).

Futbollistët e Dritës nuk kanë arritur të shënojnë fitore në fushën e tyre kundër skuadrës që pozicionohet në pjesën e poshtme të tabelës, në mënyrë që të mbeten në kreun e tabelës dhe të mbesin në hap me skuadrat që luftojnë për titull të kampionit.

Edhe kjo ndeshje ka filluar me një minutë heshtje në nderim të kryetarit dhe donatorit shumëvjeçar, Selami Osmani që me vite të tëra ishte njeriu që mbajti Dritën gjallë dhe ishte më i merituari për sukseset e saj në kohën e pasluftës.

Fillimi i lojës i ka takuar skuadrës mysafire që me dy raste ideale ka mundur të shënoj e para, Fillimisht në minutën e 6, Shala ka tentuar nga 16 metra të shënoj, por për fat të portierit Latifi, topi kalon për disa centimetra mbi portë.

Fundamenti

Në minutën e 12, Mehja ka goditur transversalen pas një kundërsulmi të organizuar nga lojtarët mysafirë.

Në finish të pjesës së parë vendasit arrin të rrezikojnë dy herë portën mysafire. Në minutën e 26, Bashkim Ahmeti ka gjuajtur pranë portës pas harkimit të Sermaxhajt nga goditja e lirë, ndërsa 6 minuta më vonë Sermaxhaj nga 25 metra ka goditur fuqishëm në drejtim të portës së Ruxhit, i cili nuk ishte i sigurt në intervenimin e tij, por asnjë sulmues i vendasve nuk ishte afër për të shtyrë topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte më dinamike dhe më sulmuese dhe dy skuadrat kishin hapur lojën e tyre. Në minutën e 58, mysafirët shënojnë të parët përmes Islamajt këmbëshpejtë, i cili del i vetmuar para Latifajt që e mposht me lehtësi duke tundur këndin e poshtëm të majtë të portierit vendas.

Në minutën e 66, Ruhan Foniqi që ishte futur disa çaste më herët në vend të Ismet Ramushit që sot nuk ishte në nivelin e tij, ka shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes mysafire, duke dal përballë portierit Ruxhi që e mposht duke shënuar kështu golin e barazimit.
Trajneri Arbnor Morina në finish të ndeshjes me tërë forcat sulmon për të shënuar golin e fitores, por sulmet e vendasve ishin stihike dhe jo të organizuar mirë, gjë që mysafirët me sukses arritën të mbrohet dhe në Prizren të kthehen me një pikë të merituar.

Arbnor Morina, trajner i Dritës: Po përsëriten dështimet e sulmuesve tanë sikur në ndeshjet tjera që shumë raste krijojmë, po rrallë shënojmë. Por kjo është edhe për shkak se kemi një fond të limituar të lojtarëve. Megjithatë futbollistët e Dritës janë angazhuar maksimalisht.

Skender Kapra, trajner i Lirisë: Kemi luajtur pa katër lojtarë të përbërjes së parë. Megjithatë edhe këta që ishin në lojë janë angazhuar dhe kanë kryer detyrat e tyre me përpikëri. Me barazim jam i kënaqur por edhe po të kishim shënuar fitore nuk do të ishte e pa merituar./rajonipress/