RCCOLA

Barazia – Pabarazia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Arben Kurteshi – Pesëdhjetë e shtatë (57) herë është dallimi nga paga e lart prej asaj të ultë publike e që paguhet nga tatimpaguesit! Kur themelet e shtetit ndërtohen mbi këtë bazë, çka mund të pritet nga kjo pabarazi aq e madhe qytetare?

Ndërsa kur flasim për pabarazi gjinore atëherë pothuaj se kemi të bëjmë me sundim gjinorë! Nuk është barazi të nivelizon të ardhurat në vend, por kur krijohen kushtet e njëjta ligjore për të gjithë.

Kjo bile mund të thuhet se ekziston në shtetin tonë të ri, por përgjigjja është kategorikisht jo! Pse? Sepse në mungesë të papërgjegjësisë morale në shoqërinë tonë, ka nevojë edhe për kufizimin e diferencës me ligj të pagave publike që paguhen nga tatimpaguesit.

KKVITI

Fëmiu i cili lind te familja me pagën 57-të herë më të ultë qysh ditën e parë të jetës e fillon me pabarazi, nuk do të mund të ushqehet me të njëjtin ushqim, nuk do të këtë të njëjtën veshmbathje, nuk do të ketë të njëjtin shërbim mjekësorë, e çka është më e Pabarabarta dhe që prapë edhe fëmija i fëmiut të mbetet i Pabarabartë është, se ky fëmijë nuk do të mund të shkollohet njëjtë si fëmiu në familje me pagë 57-të herë më të lartë, Pabarazia në këtë familje që nuk mund të shkollohet fëmiu, është veçse e paraprogramuar.

Vet sjellja e ligjeve në letër nuk mund shporrë këtë dhe shumë veti tjera negative të shoqërisë sonë, nëse ne nuk kemi përgjegjësi morale për t`i luftuar padrejtësitë qoftë pabarazia ekonomike, gjinore, korrupsioni , nepozimi e vetit tjera negative. Dhe vetëm me përgjegjësi morale, etike dhe me empati mund t`i maksimojmë vetit e mira në shoqëri, sikur që tashmë kanë bërë shumë popuj të arsimuar në perëndim. Në CH dallimi i pagës publike të lart prej asaj të ulët është 10-herë./rajonipress/