FITORJA

Barani: Ivanoviqi pjesëmarrës i masakrës së prillit 1999 dhe shkurtit 2000

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Oliver Ivanoviq, i njohur si Ola, hetohet për krime lufte gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Krimineli i lartpërmendur është pjesëmarrës i masakrës së 14 prillit 1999, në vendin e quajtur ‘Rruga e Kovaçve’ në Mitrovicë”, thuhet në një kumtesën e veprimtarit të KMDLNJ-së nga Mitrovica, Halit Barani.

“Me këtë rast janë pushkatuar 31 shqiptarë pa dallim moshe, të cilët pas pushkatimi ua kanë humbur edhe trupat e pajetë. Pas një punë shumë të madhe të disa veprimtarëve të KMDLNJ-së, Qendra rajonale në Mitrovicë, e posaçërisht pas angazhimit të bashkëpunëtorit të KMDLNJ-së, Eroll Berberi – me punë të përkohshme në Gjermani – kemi arritur që në shtator 1999 të zbulohen trupat e pajetë të rastit në fjalë, të cilët u zbuluan në një varrezë masive në fushat djerrina në mes fshatrave Suhadoll i Poshtëm dhe Vidimiriq”, thuhet në kumtesë.

Me këtë rast janë identifikuar 26 trupa përmes rrobave dhe gjësendeve tjera nga familjarët, ndërsa pesë nuk janë identifikuar e janë bartur në morgun e Rahovecit.

FITORJA

“Kryekrimineli Oliver Ivanoviq – Ola është pjesëmarrës i drejtpërdrejt i masakrës së 3 dhe 4 shkurtit 2000, kur në lagjen ‘Ibri’, pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, u pushkatuan brenda nëpër shtëpi dhe banesa të veta 10 shqiptarë, u plagosën rënd e lehtë me armë zjarri 25 shqiptarë, u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 shqiptarë… të gjitha këto tri kategori pa dallim moshe e gjinie, duke filluar nga fëmija 13 vjeçar Nderim Ajeti, deri tek plaka 60 vjeçare Selime (Omer) Berisha. Aksioni ka filluar mbrëmjen e 3 shkurtit 2000, rreth orës 20:30 dhe ka vazhduar deri më 4 shkurt 2000 në orë 4:00 të mëngjesit. Krimineli në fjalë ka udhëhequr të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’ të cilët kanë arritur të dëbojnë me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre 1564 familje me 11364 anëtarë, banorë këta shqiptarë të pjesës së okupuar të Mitrovicës. Për të gjitha këto, por edhe të tjera, KMDLNJ, Qendra rajonale në Mitrovicë, ka deklarata të deponuara në arkivin e vet”.

KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkon nga organet e drejtësisë që me këtë rast të merren seriozisht faktet e ofruara nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë të masakrave të përmendura më lart, deklaratat e të cilëve janë të deponuara në KMDLNJ dhe në hetuesi, në mënyrë që drejtësia të shkoi në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.