Uji Dea

Baraliu: Zgjedhjet e reja mund të sjellin përsëritje të krizës me pasoja më të rënda

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kriza institucionale që po zgjat tashmë afro tetë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka rikthyer në tavolinë diskutimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare si një zgjidhje të mundshme për bllokadën politike. Edhe pse partitë politike kanë shprehur gatishmëri për të shkuar në zgjedhje në rast se nuk gjendet një zgjidhje për krizën, ka zëra që paralajmërojnë për pasojat që mund të sjellë një skenar i tillë.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka ngritur shqetësimin se një proces i ri zgjedhor jo vetëm që nuk do të sjellë zgjidhje, por mund ta thellojë edhe më shumë krizën aktuale.

Sipas Baraliut, edhe nëse Gjykata Kushtetuese rekomandon shkuarjen në zgjedhje, rezultati i tyre ka shumë gjasë të jetë një përsëritje e situatës së 9 shkurtit, por këtë herë me pasoja edhe më të rënda për vendin.

HW

“Nuk sjellin asgjë të re edhe një palë zgjedhje. Mund ta kemi një reprizë të njëjtë, me pasoja më të mëdha”, deklaroi Baraliu për RTV21.

Ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese vendos të rikthejë procesin për zgjedhjen e një ose dy nënkryetarëve të Kuvendit dhe nuk arrihet konsensus ashtu si deri më tash, atëherë zgjidhja e vetme mbetet shkuarja në zgjedhje të reja.

Megjithatë, sipas tij, ky hap duhet të merret me kujdes të madh, pasi mund të krijojë më shumë dëm sesa zgjidhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.