Fundamenti

Baraliu thotë se Shqipëria mund të ndërmjetësojë në ushtrimin e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

/ 3 minuta lexim

Profesori universitar Mazllum Baraliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria duhet ta marrë seriozisht iniciativën për ta paditur Serbinë për gjenocid gjatë luftës në Kosovë.

Madje, ai tha se Kosova e ka bazën ligjore në të drejtën ndërkombëtare për ta bërë një kërkesë të tillë.Baraliu theksoi se nëse Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për krimet e kryera, atëherë këtë nismë duhet ta marrë Shqipëria me një mirëkuptim dhe bashkërendim politik e institucional.

“Është qëndrim i Qeverisë tashmë. Ish dashtë të jetë shumë më herët kërkesë edhe insistim edhe punë e bërë në vazhdim nga qeveritë e mëhershme dhe instituti për krimet e luftës në ndërkohë që thjesht nuk kemi pasur rrethana të tilla, prandaj është moment kur kjo Qeveri duhet këtë iniciativë ta bëjë më serioze sesa eventualisht që mund të jetë për arsye se ka bazë ligjore në të drejtën ndërkombëtare për ta bërë një kërkesë”.

Mobi Casa

“Serbia jo vetëm që nuk ka marrë mësim nga gjenocidi që ka bërë në Kosovë por ajo ka vazhduar të jetë më agresive dhe më mospërfillëse ndaj Kosovës krimeve që ka bërë këtu, pasojat që ka shkaktuar dhe qëndrimit institucional të Kosovës dhe shtetit të saj prandaj gjithsesi që është iniciativë e duhur ndonëse e vonuar. Kosova mund ta padisë sepse është shtet ndërkombëtarisht i njohur. Është e vërtetë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, por megjithatë është shtet i pavarur dhe sovran. Do të duhej që aty ku adresohet kjo kërkesë të pranohet kërkesa e Kosovës dhe ka bazë që të pranohet sepse gjenocidi ka ndodhur”.

“Nëse kjo nuk ndodh duhet të shtet i tretë në këtë rast Shqipëria që ka përgjegjësi në Kushtetutën e saj që të kujdeset për shqiptarët jashtë territorit të saj dhe do duhej ta bënte dhe besoj që pa asnjë dyshim. Shqipëria mund të iniciojë një çështje të tillë natyrisht me një mirëkuptim dhe bashkëveprim politik dhe institucional me Kosovën”, tha Baraliu.

Kryeministri Albin Kurti pjesë të rëndësishme të planit të tij qeverisës e ka bërë edhe padinë për gjenocid ndaj Serbisë, duke thënë se do të përdorë çdo mekanizëm ligjor që kjo të ndodh sa më shpejt.