UBT

Baraliu për deklaratat e Bislimit ndaj Kushtetueses: Ai është njëri i mençur, shpresoj të jetë edhe zyrtar i përgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, e konsideron të dëmshëm dhe cenim të votuesve, deklaratat e politikanëve ndaj Gjykatës Kushtetuese e ndaj sistemit të drejtësisë në ven.

Ai për Ekonomia Online, ka thënë vendimet e institucioneve të pavarura nuk duhet paragjykuar.

Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka kontestuar rolin e Gjykatës Kushtetuese, Baraliu nuk beson se është thënë një deklarim i tillë por që kërkon më shumë kujdes gjatë deklarimit në publik.Kjo pasi sipas tij, institucionet nuk duhet të mësohen se si duhet të sillen.

Mobi Casa

“Është çështje personale është mendim personal nuk është hera e parë që politikanët e zyrtarët e caktuar në politikë te ne nuk janë aq të kujdesshëm në fjalorin e tyre. Nuk i komentoj mendimet dhe qëndrimet e askujt por definitivisht një gjë duhet ta kemi të gjuhë të qartë sidomos partitë politike qofshin ato opozitare qofshin ato në qeverisje që shpesh herë përdorin fjalorë jo adekuatë, fjalor madje të papërshtatshëm që nuk u bënë nder as atyre e as votuesve të tyre, domethënë i cenojnë votuesit të tyre”, deklaroi Baraliu.

Baraliu mendon se deklarata e Bislimit është nxjerrë nga konteksti, pasi e konsideron zëvendëskryeministrin si njëri të mençur.“Mendoj që është pak tekanjoze të pretendohet se si duhet të sillen institucionet e pavarura, duke filluar nga organet, siç është Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese, Banka Qendrore, siç po pretendojnë disa ambasadorë që po e marrin rolin këtu të ose të zorit ose te guvernatorit po edhe këta tanët me qëndrime tilla nuk mundem t’i paragjykojmë ose t’i paraprijmë vendimeve apo sjelljeve të institucioneve sepse e kanë ligjin para vete dhe ligji mbi të gjitha do duhej ne të jemi shërbëtor po ashtu si ndaj qytetarit edhe vendit tonë, ndaj ligjit për ta zbatuar pra ashtu siç është zgjedhur pra por nuk besoj që zotëri Bislimi aq i pavëmendshëm por mund të ndodh që ja kanë keqinterpretuar nga ndonjë segment i medias, përndryshe ai është njëri i mençur dhe unë shpresoj që të jetë edhe zyrtar i përgjegjshëm”, u shpreh Baraliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.