Eko Higjiena

Baraliu: Nisma e AKR-ja vështirë se do ta kalojnë pragun

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Anëtarë të koalicionit Nisma – AKR kanë thënë për gazetën se nëse në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit hyjnë edhe votat e ardhura nga Serbia, atëherë ata rrezikohen edhe më shumë që të mos e kalojnë pragun zgjedhor. Sipas tyre, nëse nuk numërohen këto vota ata do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Njohësi i çështjeve politike dhe kushtetuese në vend Mazllum Baraliu ka thënë për “Zërin” se Nisma dhe AKR-ja e kanë të vështirë ta kalojnë pragun. Sipas tij, këto dy subjekte kanë pësuar një debakël të madh në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Sa më shumë që rritet numri i votave me numrin e votave të kontingjentit të fundit, pra pakove të diasporës, Vetëvendosja e të gjitha partitë tjera do të marrin më shumë se Nisma dhe Nismës do t’i rritet pragu. Rendi nuk është në favor të Nismës, përveç nëse ajo edhe në këtë kontingjent ka 700 e 800 vota. Nisma e ka të vështirë ta kalojë pragun dhe është herët të thuhet se ata e kanë kaluar pragun, por këtë e bëjnë për efekte politike dhe thjesht për ruajtjen e imazhit të partisë, sepse është një debakël i madh që është pësuar nga gjitha partitë e koalicionit PAN dhe Nisma edhe më keq nuk ka arritur ta kalojë pragun”, ka deklaruar ai.

HW

Baraliu ka thënë se në rast se Nisma dhe AKR-ja do ta kalonin pragun, atëherë një gjë e tillë do të ndikonte negativisht te Lëvizja Vetëvendosje dhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat po synojnë të bëjnë një koalicion qeverisës. Me kalimin e pragut nga ky koalicion, atëherë Vetëvendosjes dhe LDK-së do t’u merren disa ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan tutje “Zëri”

“Në qoftë se Nisma kalon pragun prej 5 për qind, atëherë dy partive të para u prishen planet, sepse 6 deputetë u merren partive të para. Vetëvendosjes mund t’i merren dy, si dhe partive tjera mund t’u merren. Ata nuk munden me 3 deputetë më pak t’i kenë 61 deputetë, siç kanë tani dhe nuk mund të kenë një qeveri të suksesshme e të sigurt për t’i shtyrë përpara vendimet në Qeveri dhe në Kuvend. Kjo sjell një destabilitet dhe pasiguri të këtyre dy partive”, ka shtuar ai./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.