Fundamenti

Baraliu: Kosova s’po e merr as njohjen ‘de facto’

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kosova nuk e ka fituar as njohjen de facto në negociatat me Serbinë, duke theksuar se kjo s’po arrihet as me pranimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka deklaruar në Konfront se nëse drafstatuti i publikuar është origjinali, është fatal për shtetësinë e Kosovës.

ARKATANA

“Ky dokument është kundërkushtetutës, shtet paralel, sistem brenda sistemit… edhe Marrëveshja e 2013-s në gjashtë pika është fatale për Kosovën. Nëse ky është origjinali, është fatal, e ka gjasa të jetë, është fatal dhe i papranueshëm. Përpjekjet e ndërkombëtarëve për të na bindur se është në përputhje me Kushtetutën dhe s’ka kompetenca, le ta mbajnë për vete po s’është ashtu…Kemi ekspertë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo shkronjë, pa të keqen e askujt. Bashkësia ndërkombëtare i ka ndërruar fjalët sepse ishin premtime të tjera…Kosova s’po merr as njohje de facto, as nga Marrëveshja e Ohrit”, ka thënë ai.

Sipas Baraliut, edhe Bosnjës i kishin dhënë premtime të tjera për zgjidhjen e problemit, por “sot pjesa dërrmuese e popullsisë është duke u tentuar të gllabërohet sa nga dikush, sa nga dikush tjetër”.