Uji Dea

Baraliu: Gjykata Supreme mund të kërkojë prova shtesë për rastin e Listës Serbe

/ 2 minuta lexim
HW

Profesori Mazllum Baraliu ka folur rreth betejës së humbur të KQZ-së përballë Listës Serbe, pasi PZAP ka rrëzuar vendimin e saj për të mos certifikuar listën e kandidatëve të këtij subjekti politik për zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se situata e fundit është pothuajse e njëjtë me atë që ndodhi në prag të zgjedhjeve nacionale.

Hidromorava

“Për afërsisht po, por për arsye se motivet të cilat ne nuk i njohim – të cilat mund të jenë të natyrës klasifikuese, por që do të duhej të ishin të rëndësisë specifike – janë përafërsisht të njëjta. Mbase sepse përafërsisht subjekti më i madh politik, madje edhe koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit në nivel qendror, edhe herën e parë edhe tani ka insistuar dhe votuar që të mos certifikohet ky subjekt politik. Madje ka edhe të dhëna parciale që elementë të këtij subjekti politik kanë qenë vazhdimisht në pozita destruktive ndaj Kosovës”, ka thënë Baraliu në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se Gjykata Supreme ka të drejtë të kërkojë prova shtesë në rast se nuk ka të mjaftueshme në trajtimin e lëndës ndaj Listës Serbe, në mënyrë që të marrë një vendim “dukshëm më të përpunuar, më substancial në kuptimin e brendisë së çështjes dhe shpjegimit të elementeve”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.