Eko Higjiena

Baraliu e këshillon opozitën të shkojë te Kurti: Uniteti i nevojshëm, presioni ndërkombëtar në rritje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Baraliu, konsideron se ftesa e kryeministrit Albin Kurti, drejtuar krerëve opozitarë për t’i informuar për takimin e fundit që pati në Bruksel për çështjen e dialogut, është i drejtë dhe si i tillë duhet të ndodh.

Baraliu për Ekonomia Online, tha se duke mos pasur praktikë të tillë të takimit pozitë-opozita, ftesës duhet t’i përgjigjen pozitivisht.

Sipas tij, në këtë fazë vendit i duhet unitet për të vazhduar dialogun me Serbinë, madje thotë se është rritur edhe presioni ndërkombëtar në këtë drejtim.

ARKATANA

“Kryeministri pa dyshim dhe ka bërë mirë që i ka ftuar dhe do të ishte mirë që të kenë një vetëdije çfarë duhet ta kenë, dhe për çfarëdo teke të tyre personale apo politike të i përgjigjen dialogut dhe të jenë të informuar por edhe të japin kontributin e tyre, sepse Kosova tani duhet të ketë një qëndrim unik, asnjëherë nuk është arritur, fatkeqësisht pozitë dhe opozitë nuk kanë arritur t’i koordinojnë veprimet ndaj Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe tani është momenti që të bashkohen”, tha ai.

“Duke e ditur që tani është momenti përfundimtar për arsye se presioni i bashkësisë ndërkombëtare është i jashtëzakonshëm ndaj Prishtinës, dhe duke e ditur që në një mënyrë apo tjetrën disa përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtar kanë ndërruar qëndrime”.“Fillimisht thonin se nuk duhet të ketë Asociacion jashtë kornizave kushtetuese dhe tani thonë se domosdo duhet të jetë i formuar dhe ndaj Prishtinës po bëhet një presion i madh edhe ashtu ia ka imponuar me takime të shpeshta me presidentin Vuçiq”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar për takim, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.Kurti do t’i presë tre liderët opozitarë të martën në zyrën e tij në Qeveri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.