Eko Higjiena

Baraliu: Çështja e dinarit është interne, nuk duhet të prishë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i çështjeve juridike Mazllum Baraliu, thotë se çështja e dinarit është çështje interne dhe për këtë gjë, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare as Lindja e as Perëndimi nuk kanë arsye të hidhërohen.

Baraliu tha se kemi të bëjmë më një vendim të një organi sovran siç është Banka Qendrore.

“S’ka të bëjë asgjë me politikë, as me Qeveri e as me ndonjë qytetar. Nuk është dashtë të bëhet dhe nuk duhet të bëhet problem, nuk i prishë marrëdhëniet kjo“, tha Baraliu, për RTK.

“BE është treguar jo vetëm këto vite por edhe para kësaj qeverie e njëanshme, e padrejtë dhe jo parimore ndaj Kosovës…por edhe qeveritarët tanë janë dëshmuar të papërvojë, të ngutshëm dhe emotiv në diplomaci”, theksoi mes tjerash ai.

E rreth procesit të peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit, Baraliu tha se nuk do të ketë zhvillime të shpejta “sepse janë disa çështje procedurale dhe të rëndësishme që marrin kohë”.

Mobi Casa

“Në fazën në të cilën ndodhet KQZ-ja është verifikimi i të dhënave. Pasi të vërtetohet që çdo gjë është në rregull në aspektin juridik, ligjor, pastaj pason ai votim apo referendum siç po e quajnë”, tha Baraliu.

Sipas tij, do të duhej të jenë mbi 50% e njerëzve të cilët janë në listën zgjedhore, në regjistrin civil të katër komunave veriore, të cilat duhet ta përmbushin 50+1% që të votojnë për shkarkim.

Ai ka shtuar se pastaj hapet rruga për shpalljen e zgjedhjeve të reja, të parakohshme dhe të jashtëzakonshme në katër komunat veriore dhe që duhet të mbahen brenda afatit ligjor minimum 30 ditë, maksimumi 45 ditë.

“Ka pasur po ashtu situata të ndikimit të ‘Listës Serbe’, faktikisht të Beogradit, i cili vetë i ka shkaktuar këto kriza, tërheqjen nga institucionet, tërheqjen nga komunat të kryetarëve të tyre dhe tërheqjen e disa asamblistëve. Dhe, tani ka mobilizuar njerëz në mënyrë artificiale për të qenë ai mobilizim i 20% për tu dukur bindës jo sa duhet dhe si duhet”, tha mes tjerash Baraliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.