Fundamenti

Banuesit në ndërtesat kolektive formojnë shoqatën e tyre

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Delegatët e ndërtesave kolektive në bashkëpronësi të qytetit të Kamenicës, sot e mbajtën mbledhjen e Kuvendin themelues për formimin e shoqatës së tyre. Delegatet me vota të hapëta e zgjodhën kryesinë shoqatës, po ashtu zgjodhën Ruzhdi Qehajen kryetar, Pajazit Nuredini, sekretar dhe Shaban Dermakun arkëtar.

Kuvendin e përshëndeti Kryetari i Komunës Begzad Sinani, i cili ishte faktori shtytës për formimin e kësaj shoqate, siç tha “angazhohet për shkak shqetësimeve dhe brengave të qytetarëve që ishin adresuar për zgjidhje.

Mobi Casa

Megjithëse statusi i këtyre objekteve tani më ka ndryshuar, poashtu edhe ligji, prandaj ishte e domosdoshme një formë e tillë e organizimit. Komuna do t’i kryej obligimet e veta ligjore, por edhe shoqata ato obligime që i përkasin banorëve të atyre ndërtesave, gjithashtu u shpreh se do të bashkëpunoj ngushtë me shoqatën, do t’i shqyrtoj kërkesat e tyre dhe do të ndihmoj materialisht sipas mundësive buxhetore”.

Komuna nga ana saj do të i’a siguroj një zyre për funksionimin e kësaj shoqate. Kryetari i shoqatës i zgjedhur Ruzhdi Qehaja, falënderoi delegatët për besimin e dhënë, Kryetarin e Komunës për kontributin, dhe gatishmërinë për mbështetje, por njëherit shtoi se suksesi i tij varët nga përkrahja që do ta ketë pastaj nga ata që e zgjodhën kryetar./rajonipress/