UBT

Banorëve të Pograxhës u premtohen projekte të realizueshme për vitin 2019

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të dëgjimeve publike për vitin 2019, zyrtarët komunal kanë qëndruar në fshatin Pograxhë ku kanë bashkëbiseduar me ta dhe kanë pranuar kërkesa të realizueshme për vitin 2019.

Mobi Casa

Sipas asaj që ka shkruar Qamil Rexhepi dëgjimi publik në Pograxhë është përcjellur me kërkesa të banorëve. “Në dëgjimin Publik në Pogragjë, prezent ishin Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe Drejtori i Shërbimeve publike Naser Korqa, Pjesëmarrja e banorëve të interesuar ishte e mirë, ku i shtruan kërkesat me prioritet për këtë anë të Pogragjës, duke ju falënderuar dy drejtorëve që i premtuan Pogragjasve me rrethin se do t`i shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe mundësisht do t`i bëjnë të realizueshme për vitin 2019” ka shkruar Qamil Rexhepi./rajonipress/