Mobi Casa

Banorët në rrugën “Hivzi Sylejmani” në Gjilan, në hall nga kundërmimi i ujërave të zeza

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banorët nga rruga “Hivzi Sylejmani” që lidhet prej rrugës së Ferizait me rrugën e Kumanovës janë në hall të madh nga kundërmimi i i ujërave të zeza. Edhe ne jemi lagje e qytetit dhe paguajmë taksa e tatime komunale, por askush nuk na ka vizituar shprehet Agon Sadriu banor në këtë lagje.

Banorët bëjnë apel tek organet komunale që mos ta neglizhojnë këtë kërkesë të tyre e cila donë zgjidhje urgjente.

Agon Sadriu thotë se na është vështirësuar jeta për shkak të kundërmimit të ujërave të zeza, në njërën anë dhe nga ngarkesa e komunikacionit, ku behet vozitje e pa kontrolluar gjë që paraqet rrezik për fëmijët dhe kalimtaret e tjerë.

Fundamenti

“Ne kemi bërë kërkesa edhe më herët në institucionet komunale, po të gjitha kanë hasur në vesh të shurdhër. Do të ishte e padrejtë që në këto kushte ekstreme, ku era e rëndë ta zënë frymën, komuna të hesht e të pajtohet me këtë situatë shumë të rëndë për banorët” shprehet Agoni.

Agoni thotë se edhe kjo lagje është pjesë e Komunës së Gjilanit.

“Ne jemi pjesë e qytetit dhe jo e ndonjë komune tjetër. Është lagje e urbanizuar dhe tani edhe rruga e Kumanovës e ka rritur vlerën, por kushtet për të jetuar janë të papërshtatshme” shprehet ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.