Uji Dea

Banorët kërkojnë ujësjellës dhe ndriçim publik

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Novobërdës, dhe projekti Zvicër–Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim–LOGOS, organizuan debatin me qytetarë me temën: “Plani Zhvillimor Urban, Vlerësimi Strategjik Mjedisor për zonën kadastrale të fshatit Bostan”.

Në këtë debat kanë marrë pjesë Koordinatori i Grupeve Punuese Skender Avdyli, përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Vjollca Puka, përfaqësues nga Projekti LOGOS, Mentor Rexhepi, Konsulenti i jashtëm Ismajl Baftiari, anëtarë të grupeve punuese, përfaqësues të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo qeveritare, profesorë dhe arsimtarë, afaristë, fermerë, dhe qytetarë të tjerë.

Koordinatori i Grupeve Punuese Skender Avdyli tha se me mbështetjen e LOGOS-it me ekspertizimin e tyre si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe të akterëve tjerë në maj të viti 2010 kemi marrë vendim që të hartohen planet zhvillimore dhe urbane dhe gjatë kësaj kohe ne kemi përfunduar planet dhe e kemi dorëzuar në Ministrin e Planifikimit Hapësinorë dhe po presim pëlqimin e tyre, qëllimi i këtij debati është vlerësimi strategjik mjedisor për zonën kadastare të fshatit Bostan, dhe nga ky debat do të presim dhe komentet e juaja u shpreh Avdyli.

Përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Vjollca Puka tha se Plani Zhvillimor Urban që ka hartuar Komuna e Novobërdës për zonën e Bostanit qendrën administrative të komunës do të përcakton synimet afatgjate për zhvillim dhe menaxhim të zonave urbane duke u bazuar në qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik social dhe mjedisor u shpreh Puka.

RCCOLA

Përfaqësues nga Projekti LOGOS, Mentor Rexhepi theksoi se LOGOS-i do të mbetët i përkushtuar që ta mbështes komunën e Novobërdës përveç fushave të tjera edhe në fushën e Hartimit të planeve hapësinore.

Sami Vllasaliu , drejtor i shërbimeve publike bëri prezantimin e Hartimit të Planeve Zhvillimore Urbane për zonën Kadastrale të Fshatit Bostan ku theksoi se duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal janë të cekura të gjitha vendbanimet urbane ku njëra ndër to është edhe vendbanimi i fshatit Bostan dhe ka qenë si prioritet për arsye se ka objektet administrative dhe është vendos që të përgatitet plani zhvillimor Urban i fshatit Bostan.

Në këtë debat po ashtu patën rastin qytetarët që ta shprehin mendimin e tyre ku disa prej prioriteteve ishin Rregullimi i ujësjellësit në Novobërdë, renovimi i shtëpisë së kulturës në Novobërdë, si dhe funksionimi i ndriçimit publik etj./rajonipress/