Mobi Casa

Banorët e Zabelit ankohen për reduktime ekstreme të ujit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Derisa banorët e lagjes së “Zabelit të Sahit Agës” pjesa tek fermat e pulave ankohen se në këtë pjesë ka reduktime ekstreme të ujit ndryshe mendon Momin Morina nga Hidromorava i cli thotë se në atë lagje është konstatuar se ka keqpërdorime ekstreme të ujit. Sipas tij në atë lagje banorët e ujitin edhe misrin e arave.

Banorët e lagjes së “Zabelit të Sahit Agës” ankohen se kanë mungesë ekstreme të ujit të pijes. Banorët e kësaj lagjeje i kanë thënë rajonipressit se ndodhë që në këtë lagje të ketë reduktime të ujit me javë e shpesh edhe me muaj.

Ndonëse banorët hezitojnë të flasin publikisht për këtë reduktim ekstrem rajonipress ka kontaktuar Refik Hasanin këshilltarë komunal nga kjo lagje.

Hasani thotë se në lagjen “Zabeli”, ka reduktime të mëdha.”Unë nga kontaktet me banorët e kam parë se ata ankohen për mungesë të ujit dhe këtu Hidromorava duhet të intervenojë me kohë dhe tua zgjidhë problemin” tha Hasani.

Mobi Casa

Por version krejt tjetër japin përgjegjësit e Hidromoravës. Momin Morina drejtor teknik në Hidromorava tha për rajonipress se reduktime ka për shkak se nganjëherë ka presion të vogël , por nuk është vetëm ky defekti.

Sipas Morinës nga ekipet e tyre në teren është konstatuar se ka keqpërdorime ekstreme të ujit nga vet banorët.”Ne kemi konstatuar se banorët e ujitin edhe misrin e arave dhe kjo normalisht që shkakton humbje të mëdha të ujit dhe e dëmton kompaninë” tha Morina.

Morina tha se reduktime do të ketë derisa nuk ndalen keqpërdoruesit e ujit të cilët në atë lagje fatkeqësisht janë të shumtë.

Refik Hasani ndërkaq tha se nuk ka njohuri se keqpërdoret uji, por nëse vërtet kompania ka konstatuar këtë gjendje unë jam që keqpërdoruesit të ndëshkohen tha Hasani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.