Eko Higjiena

Banorët e Uglarit, shembull i kujdesit për pastërtinë e fshatit dhe varrezave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorët e fshatit Uglar dëshmojnë vazhdimisht organizim dhe kujdes për ambientin, duke reflektuar respekt për vendin ku jetojnë dhe për të parët e tyre. Në mungesë të një angazhimi më të theksuar institucional, ata ndërmarrin shpesh iniciativa vullnetare në dobi të komunitetit. Një nga aktivitetet e përvitshme është pastrimi i varrezave dhe hapësirave publike të fshatit, ku banorët bashkohen për të kontribuar në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rendit ka shkruar Bashkim Isufi.

Postimi i plotë:

Këto nisma nuk janë veprime të rastësishme, por shprehje e vetëdijes së zhvilluar qytetare dhe e përgjegjësisë ndaj vendit ku jetojnë dhe brezave që vijnë. Paralelisht me këto nisma, në Uglar janë realizuar edhe investime kapitale nga vetë banorët, të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe në transformimin e pamjes së përgjithshme të fshatit.

Ndër projektet e realizuara përfshihen rregullimi i shtratit të lumit Morava, rregullimi i varrezave të fshatit, si dhe projekte të tjera infrastrukturore me rëndësi për komunitetin.

Eco Higjiena

Këto investime kanë plotësuar disa prej mungesave të ndjera ndër vite në infrastrukturën e fshatit dhe kanë sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve të jetesës.

Sot, Uglari paraqitet si një shembull i qartë i bashkëpunimit qytetar dhe vetëorganizimit, ku kujdesi për hapësirën publike dhe investimi në të mirë të përbashkët kanë ndryshuar ndjeshëm realitetin e përditshëm të komunitetit.

Uglari mbetet jo vetëm një fshat i organizuar, por edhe një komunitet ku bashkëpunimi qytetar është kthyer në praktikë të përditshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.