Eko Higjiena

Banorët e Sllatinës së Epërme kërkojnë përkrahje për fermerët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë edhe gjatë kësaj jave ka vazhduar të marrë mendimet e qytetarëve dhe grupeve të interesit lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028.

Me këtë rast sot një takim lidhur me planifikimin e buxhetit është mbajtur në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, në. Fabrikën Grasep.

ARKATANA

Para të pranishmëve lidhur me procesin e draftimit të buxhetit komunal kanë folur zv kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti dhe të tjerë.

Përndryshe gjatë këtij takimi pjesëmarrësit parashtruan këto kërkesa:

  • Të këtë një plan konkret të përkrahjes së fermerëve të vyer.
  • Të funksionalizohet ujësjellësi i fshatit Sllatinë e Epërme.
  • Të hy në menaxhim të mbeturinave rruga ” Zahir Mustafa”.
  • Të shikohen mundësitë të përkrahjes për shfrytëzimin e mbeturinave organike.
  • Të përkrahën fermerët me licensimin e standardëve ndërkombëtare.
  • Të përkrahet kompania pasi që është në interesin e përbashkët./rajonipress/