UBT

Banorët e rrugës “Ramiz Cërnica” në hall të madh, nuk mund ta shfrytëzojnë rrugën

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Po ju shkruajmë për një shqetësim të cilin e kemi ne banoret e rrugës “Ramiz Cernica”, që gjendet në rrugën qarkore afër tregut të veturave. Shqetësimi ynë ka të bëjë me pamundësinë e shfrytëzimit të rrugës që na dërgon deri në shtëpitë tona, për shkak se komuna nuk e ka bërë shpronësimin e parcelave të cilat janë të destinuara si rrugë me planin urbanistik të aprovuar në vitin 2002 thuhet në reagimin e banorëve.

Reagimi i plotë

Neve si banorë të kësaj lagje i kemi ndërtuar shtëpitë në bazë të atij plani urbanistik dhe jemi pajisur me leje ndërtimi nga Drejtoria e Urbanizmit të komunës së Gjilanit që nga viti 2005.

Në vitin 2010 jemi njoftuar nga banorët e parcelave që ato prona të tyre të cilat janë të destinuara si rrugë publike nuk janë shpronësuar nga komuna e Gjilanit dhe pronarët e këtyre pronave na kanë detyruar që mos të kalojmë nëpër ato prona. Ne duke e kuptuar situatën kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në drejtorinë e Urbanizmit, pastaj në drejtorinë e Kadastrit, tek Kryetari i Komunës si dhe Nënkryetari i Komunës që të na dalin në ndihmë sepse ne i kemi kryer të gjitha procedurat që na janë kërkuar dhe nuk jemi fajtor për situatën në te cilën ndodhemi.

Mobi Casa

Kemi pas edhe konfrontime verbale me pronarët e pronave dhe shume shpesh ka pas edhe ndërhyrje nga ana e policisë për me qetesue situatën.
Edhe në kohen kur po ju shkruajmë ne nuk kemi qasje në rrugën e cila na dërgon te shtëpitë tona.

Është pikërisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit ato të cilat na kanë sjell në këtë situatë, sepse me punën e tyre joprofesionale e kanë deformu planin urbanistik në këtë zonë dhe na kane fut në telashe me pronarët e tokave të cilat janë të destinuara si rrugë publike.

Prandaj ditëve në vijim do ta paraqesim rastin edhe tek Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në mënyrë që zyrtaret nga këto drejtori të japin përgjegjësi për këtë situatë të krijuar.

Nëse nuk na bëjnë zgjidhje të shpejtë nuk na mbetet tjetër vetëm të migrojmë në vendet e Evropës Perëndimore dhe të kërkojmë Azil në pamundësi të shfrytëzimit pasurisë të cilën e kemi krijuar me shume sakrificë thuhet në reagimin e Banorëve të lagjes: Florent Demiri, Adem Rrudhani, Afrim Zylfiu, Fadil Carravaku, Fadil Sejdiu./rajonipress/