Hidromorava

Banorët e qendrës së qytetit kërkojnë nën kalim tek shkolla “Thimi Mitko”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaban Terziu i cili edhe është banor në qendër të qytetit thotë se nëse nuk ndërtohet një nën kalim tek shkolla “Thimi Mitko” atëherë rreziku për të rrezikuar fëmijët tanë që shkojnë në shkollë është shumë i madh. Ka tendenca që të bllokohet komplet rruga nëse nuk bëhet një zgjidhje tha Terziu.

Zgjerimi i rrugës në qendër të qytetit nuk ka kaluar pa probleme e telashe. Janë një pjesë e banorëve që jetojnë kryesisht në qendër të qytetit që po kërkojnë një zgjidhje adekuate tek shkolla “Thimi Mitko” ku rreziku për fëmijët – nxënësit është shumë i madh.

Mobi Casa

Shaban Terziu nga shoqëria civile që është edhe vet banor i qendrës thotë se gjithsesi duhet të ndërtohet një nën kalim apo mbikalim, me të vetmin qëllim që të ulet rreziku i fëmijëve që shkojnë në shkollë. “Urgjentisht duhet të bëhet një zgjidhje për këtë pjesë dhe mendojmë se ende ka kohë të ndërhyhet. Ne nuk lejojmë që të eksperimentohet me fëmijët tanë dhe nuk lejojmë që të pëson një fëmijë e pastaj të intervenohet. Rregullojeni me kohë sepse ka tendenca që rruga ende pa u lëshuar për qarkullim të bllokohet nga qytetarët” tha Terziu./rajonipress/