Hidromorava

Banorët e Prishtinës mirëpresin procesin e legalizimit të pronave

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Qytetarët e Kosovës edhe më tutje nuk kanë fleta poseduese për mbi 350 mijë prona në tërë territorin e Kosovës. Mungesa e pronësisë është duke iu shkaktuar humbje të mëdha qytetarëve, por edhe kompanive ndërtuese.

Sipas llogaritjeve të fundit janë rreth 10 miliardë euro investime nëpër këto prona që janë të bllokuara, në mungesë të fletave poseduese. Pikërisht për këtë problem, i shtresuar tash e disa vjet, ka ofruar një zgjidhje të shpejt kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. “Në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese rreth 350 prona, duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë”, kishte thënë Veseli ditë më parë, duke prezantuar planin e tij për legalizimin e këtyre pronave. Ky plan parasheh që të formohet një Agjenci për Legalizimin e Pronave, e cila brenda një afati prej dy vjetëve do të legalizoj të gjitha pronat, përveç atyre që janë krijuar përmes veprimtarive kriminale. Kjo ide duket se ka hasur në mbështetje të madhe të qytetarëve të Prishtinës, e cila ka më së shumti ndërtime, ku mbi 90 % e tyre nuk kanë fletë poseduese. “Unë e kam ble banesën në vitin 2010, hala nuk kam fletë poseduese prej komunës, por takim duhet më pagu”, ka thënë Habibi, i cili ka banon në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Fundamenti

Ai ka shtuar se gjatë kësaj periudhe ka menduar disa herë ta shesë banesën, por e ka pas të vështirë, në mungesë të fletët poseduese. “Edhe kredi me marrë, tokën në katund ma pranojnë, a banesën në Prishtinë jo se nuk i kam letrat”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline.

Njëjtë si Habibi janë edhe qindra mija kosovarë në mbarë vendin, që kanë vështirësi për të shfrytëzuar pronën e tyre, në mungesë të fletave poseduese. Të njëjtin problem e kanë edhe banorët e në Lagjen e Muhaxherëve, ku banesat janë ndërtuar pranë njëra-tjetrës. Pothuajse askush në këtë lagje nuk kanë fleta poseduese për pronat e tyre. Në këtë kaos të ndërtimeve dhe ligjor, tash e njëzet vjet askush nuk ka gjetur përgjigje. “Nëse del e vërtetë që na legalizojnë, boll punë të mirë bajnë. Na i kemi dhanë parët, paguajmë takim, a në letra je veç bashkëpronar i tokës e jo pronar i banesës. Kështu po ndodhin ngatërrimet dhe vradjes”, ka thënë Hamza, i cili tash e pesë vjet jeton në këtë lagje. Plani për legalizimin e pronarëve, i prezantuar shkurt nga lideri i PDK-së Kadri Veseli, parasheh legalizimin e përshpejtuar të 350 mijë ndërtimeve pa leje brenda dy vjetësh me vetëm 1 euro për metër katror të ndërtimit.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.