KKVITI

Banorët e Pozheranit, të shqetësuar me dëmtimin e pronës publike

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Dëmtimi i pronës publike është bërë dukuri në rritje, bizneset private në fshatin Pozheran,të Komunës së Vitisë, për nevoja të veta personale, po e dëmtojnë pronën publike pa e pyetur askënd, në këtë rast po i dëmtojnë shtyllat e ndriçimit publik të fshatit, kur dihet mirë se këtë investim e ka bërë Komuna e Vitisë, apo më mirë të themi institucionet tona Komunale thuhet në reagimin e EVSB-së.

Sipas dëshmitarëve të fshatit, shtyllat e ndriçimit publik po largohen(hjeken) nga vendi pa lejen e askujt, edhe atë në pikë të ditës. Ky është rasti i tretë (3) , brenda dy (2)muajve, dhe askush nga organet gjegjëse nuk merr masa.

Përpos dëmtimit të shtyllave ndriçuese publike, ato merren nga iks persona dhe kurrë më nuk rikthehen në vendin e tyre, thuhet në reagimin e qytetarëve.

Uji Dea

Kjo problematikë shihet me mjaft shqetësim nga banorët e fshatit Pozheran, të cilët kërkojnë që të merren masa për mbrojtjen e pronës publike, si dhe riparimin e dëmeve që janë shkaktuar.

EVSB, falënderon të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë me EVSB, dhe raportojnë raste të dukurive negative. EVSB, publikon dhe fotot nga vendngjarja, ku shihen shtyllat e dëmtuara.

EVSB, fton organet gjegjëse që të marrin masat e menjëhershme dhe tu shqiptohen gjobat, ndaj gjithë atyre qytetarëve që veprojnë njëanshëm në mënyrë të jashtëligjshme dhe dëmtojnë pronën publike, siç është rasti i lart cekur, ku dëmtohen shtyllat e ndriçimit publik në qendër të fshatit Pozheran thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.