Uji Dea

Banorët e Nasalës falënderojnë Lutfi Hazirin për projektin e ujësjellësit, ndriçimit dhe subvencionet për bujqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga Nasala, në tubimin e organizuar nën masat anti-COVID19.

Kryetari Haziri, ka falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat dhe qytetarët e këtij fshati, për përkrahjen e vazhdueshme që ky fshat u ka dhënë gjithmonë qeverisjes së mirëfilltë dhe funksionale që ishte në funksion të vazhdueshëm për të gjithë banorët e këtij fshati.

“Të gjitha projektet infrastrukturore do të mbyllen në Nasalë. Pandemia ka ndiku në vonesën e disa projekteve edhe në këtë fshat, mirëpo, do të përpiqemi që vitin e ardhshëm ta kompensojmë kohën dhe projektet e shtyra. Të gjitha rrugët e fshatit do të jene prioritet për vitin e ardhshëm”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Banorët e fshatit kanë falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e projektit të ujësjellësit, ndriçimit, sikurse edhe subvencionet e vazhdueshme për fermerët.

Ky tubim është përmbyllur me besimin e madh edhe për një mandat për kryetarin Haziri, të cilin e konsiderojnë si menaxherin më të mirë të implementimit të projekteve të rëndësishme për këtë fshat.

Mesazhin e tij të fitores e ka dhënë edhe Ramiz Ramadani, me numër 7 nga lista fituese, duke deklaruar se të gjithë banorët e fshatit Nasalë i kanë borxh kryetarit Haziri për t’ia rikonfirmuar besimin e madh më 17 tetor, për shkak të përkrahjes së madhe që e ka bërë për këtë fshat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.