Hidromorava

Banorët e Maltërnocit nuk e humbin shpresën për të nesërmen më të mirë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Edhe pse gjysmës së shtëpive të fshatit më nuk i tymojnë oxhaqet, jeta vazhdon edhe nesër edhe pasnesër, dhe shum e shumë gjatë, deri atëherë sa do të ekzistojë bota, kështu thonë të rinjtë fshatit të cilët asnjëherë nuk e humbin shpresën për një të nesërme më të mirë.

Fshati Maltërnoc i komunës së Bujanocit është përballur me fatin e shum fshatrave tjera malore të cilët pësuan asimilim të heshtur, e që tash shtëpit e banueshme dhe banorët numërohen në gishta.

Ky vendbanim që dikur lulëzonte nga gjallëria tashmë ka mbetur i heshtur dhe zhurmën tash ia sjellë më shumë fishkëllima e erës së dimrit. Rreth 18 shtëpi të banuara me rreth 100 banorë janë ata që e mbajnë shpresën dhe harmonin në këtë vendbanim.

Pushteti lokal verën që lam pas e ka asfaltuar rrugën që lidh këtë vendbanim me qytetin e Buajnocit dhe në këtë aspekt e ka zgjidhur një brengë e cila ishte e kahmotshme për banorët, veqmas për ata të cilët egzistencën e sigurojnë nga tregëtia me drunjë e që dikur edhe këtë pun e kryenin me shumë vështirësi, ndërsa sot ata mund të lëvizin lirshëm dhe më shpejt.

Uji Dea

Asfaltimi i rrugës atyre i ka lehtësuar edhe kushtet e jetës, ngase në këtë vendbanim nuk ka shitore, dhe atyre u duhet shpesh të zbresin në Tërnoc apo edhe qytet për tu furnizuar me gjëra elementare, duke mos harruar edhe rastet urgjente kur përballeshin më shumë me rrugën se si ta dërgonin të sëmurin te mjeku se sa me shërimin e të sëmurit. “E gjith kjo që është bërë deri më tash është shumë e qëlluar, rruga na ka lehtësuar shum gjëra, sepse në të kaluarën vështirësit tona kanë qenë të shumta dhe e kemi patur të kufizuar që ta sigurojmë edhe atë pak egzistencë, tash këtë brengë nuk e kemi dhe lëvizim lirshëm, por si çdo kund edhe tek ne papunësia është ajo me të cilën po perballemi dhe kjo do të ishte mir të zgjidhet, kryetari i komunës Nagip Arifi premtimin për asfaltimin e rrugës e mbajti, dhe jemi të bindur se edhe në aspektin ekonomik do të na përkrahë, duke patur parasush se edhe ne vetë duhet të kontribuojmë në këtë drejtim, ngase kushtet për zhvillimin e blegtorisë janë të volitshme në këtë vendbanim dhe nga viti i ardhsmë këtë në bashkëpunim me komunën presim që ta zhvillojmë më shumë” thonë të rinjë te këtij vendbanimi.

Në këtë vendbanim funksionon edhe shkolla deri në klasën e 4 ku më pas nxënësit vazhdojnë shkollën në fshatin Tërnoc. Për të rinjtë e këtij vendbanimi Tërnoci është edhe si vendi ku ata kalojnë kohën, nëpër kafiteri po ashtu edhe stacioni ku ata i shesin drunjtë, nga të cilët sigurojnë egzistencëne jetës./BujanociNet/

Lexo më tepër në: http://bujanoci.net/banoret-e-malternocit-nuk-e-humbin-shpresen-per-te-nesermen-me-te-mire-foto/