Eko Higjiena

Banorët e malësisë së Kishnapoles, Sllakocit e Gadishit, i japin mbështetje të jashtëzakonshme Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Banorët e malësisë së Kishnapoles, Sllakocit e Gadishit, i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit, Lutfi Haziri dhe listës së LDK’së, në zgjedhjet e 17 tetorit, në takimin në formatin e bashkëbisedimin.

Kryetari i Nëndegës së LDK’së në Kishnapole, Naim Musliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për investimet në renovimin e kulmit të shkollës në Sllakoc, për t’u bërë gati për fillimin e mbarë të vitit shkollor, sikurse edhe për realizimin e projekteve të tjera komunitare, për t’ua bërë më të lehtë jetesën banorëve.

KKVITI

Ndërkaq, kryetari Haziri ka shprehur fjalë falënderimi për banorët atje, për mbështetjen e ofruar sa herë që i ka hyrë garës për kreun e Komunës.
“Faleminderit malësisë së Kishnapoles, Sllakocit e Gadishit, të cilët për 30 vite e kanë ruajtur besimin ndaj meje. Programet e mëdha për këtë pjesë tashmë i kemi realizuar sepse ne kemi punuar në parimin e barazisë në investime, qytet-fshat. Prioritet është ndërtimi i fushës së sportit në shkollën “Afërdita”, ndërkaq në këtë zonë do të vazhdojmë ta stimulojmë blegtorinë, si pjesë tipike e kësaj veprimtarie”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, në këtë takim bashkëbisedues, kryetari Haziri është shoqëruar edhe nga kandidati për Asamble Komunale, Sami Ahmeti.