RCCOLA

Banorët e Livoqit të Ultë protestojnë edhe të premten, kërkojnë rregullimin e ujërave të zeza, ndriçimin publik e trotuaret

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Protesta e banorëve të fshatit Livoq ka përfunduar e qetë, banorët janë të pakënaqur, dhe sërish nesër do të protestojnë duke kërkuar rregullimin e ujerave të zeza, ujë mbledhësi i shirave atmosferik, ndriçimi publik edhe trotuaret.

Sipas organizatoreve pikat të cilat lidhen me këto pakënaqësi vijnë si pasojë e mos përmbushjes së premtimeve të përfshira në këtë projekt si: mos përfshirjen e ujërave atmosferike, rregullimi i trotuareve në dy anët e rrugës kryesore, ndriçimin përgjatë rrugës kryesore si dhe më kryesorja mos rregullimin e kanalizimeve gjë e cila është nevojë më e domosdoshme se asnjëherë e cila është problematike me vite për shumë shtëpi rreth rrugës kryesore dhe me tej.

Hidromorava

Andaj ne si përfaqësues të fshatit duam të ju njoftojmë se nesër do të ketë protestë nga
ora 13:00 (E Enjte) te market Dua, ose më saktësisht tek ura.
Arsyeja e kësaj proteste vije si rezultat i pakënaqësive lidhur me punimet e rrugës kryesore të cilat kanë filluar tash e më shumë se një muaj.
Andaj ju ftojmë të na bashkëngjiteni si banorë të fshatit dhe t`i shprehni pakënaqësitë tuaja thuhet në njoftimin e këshillit të fshatit./rajonipress/