Fundamenti

Banorët e lagjes “Arbëria”, kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e një pompe të benzinës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Banorët që ndodhen afër shkollës “Abaz Ajeti” në lagjen “Arberia” ne Gjilan e kanë kundërshtuar fuqishëm një pëlqim të komunës së Gjilanit për vendosjen e një pompe të benzinës afër objekteve private dhe afër shkollës ku frekuentojnë qindra nxënës. Me asnjë çmim nuk do ta lejojmë ndërtimin e kësaj pompe thonë ata.

Një pjesë e banorëve të lagjes “Arbëria” në Gjilan po e kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e një pompe të benzinës afër shkollës “Abaz Ajeti” dhe afër varrezave të qytetit. “Ne jemi të dëshpëruar për qasjen që ka treguar komuna e Gjilanit. Askund në botë nuk ndodhë që një pompë e benzinës të ndërtohet në një hapësirë ku ka popullatë dhje frekuentim të madh të qytetarëve dhe nxënësve” tha një banor i kësaj lagjeje.

Edhe në letrën që komuniteti i kësaj lagjeje i kanë dërguar komunës së Gjilanit i është tërhequr vërejtja drejtorisë së urbanizmit që mos të jep asnjë pëlqim që bije ndesh me kriteret e parapara urbanistike. “Mos jepni asnjë leje dhe asnjë pëlqim për të ndërtuar pompë benzine se[se nuk ka kushte as urbanistike dhe as infrastrukturore që të jepet leja ose pëlqimi” thuhet në ankesën e 10 banorëve dërguar zyrtarëve komunal.

FIDANISHTJA

“Ne do ta mbrojmë me çdo kusht të drejtën tonë dhe fuqishëm do të kundërshtojmë çfarëdo investimi që do të fillon në atë pjesë. Jo vetëm protesta, por do të japim maksimumin që ta pengojmë këtë dukuri të shëmtuar dhe këtë qasje devijante” tha njëri nga të nënshkruarit.

Ndërkaq, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka konstatuar se s`ka rrezikshmëri dhe se i është dhënë pëlqimi për vendosjen e pompës në lokacionin i cili po kundërshtohet fuqishëm nga banorët.

“Veda 2 Petroll” me seli në Viti i epet pëlqimi në dokumentacionin investiv teknik mbi masat e parapara për mbrojtje nga zjarri për pikën me furnizim me derivate të naftës me kapacitete të rezervuarve thuhet në njoftimin e kësaj Agjencie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.