GRANDEMALL

Banorët e Lagja e Vishnjeve falënderuan Lutën që i integroi në zonën urbane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qytetarët e “Lagjës së Vishnjeve” e kanë falënderuar Lutfi Hazirin dhe LDK’në për punët e mëdha infrastrukturore që i ka realizuar në këtë pjesë gjatë mandatit të kaluar, duke ia ofruar besimin qind për qind në garën e 22 tetorit për të triumfuar pa balotazh.

Demush Vokshi, kryetar i Këshillit, tha se nga një lagje të harruar dhe me emra ofendues, Luta ka bërë që “Lagjen e Vishnjeve” të merret si model i investimeve.

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar qytetarët e kësaj lagje për mbështetjen e madhe që I kanë ofruar në vitin 2013 dhe tani.

Uji Dea

“Erdha me kënaqësi këtu për me ju konfirmu që ky është veç fillimi i punëve. I kemi kry veç punët kryesore. Pa i zgjidhë të gjitha problemet infrastrukturore, nuk dalim prej lagje. Do ta ndërtojmë rrugën kah deponia dhe rrugën brenda Lagjes së Vishnjeve, sikur edhe projektet tjera sipas kërkesave të qytetarëve. E kemi ndryshuar këtë lagje, por pas dy viteve do të ketë pamje të një lagje moderne dhe do ta integrojmë plotësisht në pjesën urbane”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë fjalimit para banorëve.

Kryetari Lutfi Haziri tha se në kuadër të shkollës së Bujqësisë, do të bëhet qendra për trajnime profesionale, prej të cilës do të profilizohen kryesisht gratë dhe do të jetë mundësi e madhe punësimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.