Mobi Casa

Banorët e Koretinit paraqesin prioritetet për vitin 2027, Komuna e Kamenicës vazhdon konsultimet buxhetore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka vazhduar procesin e dëgjimeve buxhetore me qytetarët, duke zhvilluar takimin e radhës me banorët e fshatit Koretin, në kuadër të përgatitjes së buxhetit komunal për vitin 2027.

Në këtë dëgjim buxhetor morën pjesë drejtorët komunalë Ardita Dërmaku, Uran Berisha, Blerim Murina, Afrim Dervishi dhe Edon Dërmaku, së bashku me zyrtarë të tjerë të administratës komunale, të cilët dëgjuan nga afër propozimet, kërkesat dhe prioritetet e banorëve për investimet që synohen të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

United Hospital

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, prezantoi kornizën buxhetore për vitin 2027, duke i informuar qytetarët për mjetet e planifikuara për investime kapitale dhe rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në procesin e planifikimit të projekteve zhvillimore.

Nga Komuna e Kamenicës u theksua se dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë edhe në lokalitetet e tjera, me synimin që buxheti i vitit 2027 të ndërtohet mbi nevojat reale dhe prioritetet e qytetarëve në të gjitha zonat e komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.